Nëse keni vendosur të blini një skaf, atëherë zgjedhja e tregtarit të përshtatshëm është po aq e rëndësishme sa zgjedhja e llojit të skafit të përshtatshëm. Për fat të mirë, tregtarët Bayliner kanë një bagazh profesional shumë serioz, për fat të mirë, zgjedhja e kompanive përkatëse është paraprirë nga kërkime të gjata dhe studime të thella.
Sistemi modern i garantimit të cilësisë, dhe shërbimi me cilësi sigurojnë kënaqësinë dhe ruajtjen e konsumatorëve. Këtë e provojnë rezultatet prestigjioze të arritura në konkursin e kënaqësisë të konsumatorëve të ndryshëm, Bayliner. Tregtarët Bayliner janë më të mirët në mbarë botën dhe në revistën e Industrisë së Lundrimit të botuar kohët e fundit janë renditur në pozicione prestigjioze të listës Top 100 të Tregëtarëve.
Për shkak të rritjes së numrit të pronarëve të mjeteve të lundrimit, rritjes së trafikut, u hapën gjithnjë e më shumë mundësi për të zgjedhur një tregtar. Në sajë të mbështetjes profesionale dhe financiare të Prodhuesit, çdo qendër-tregtimi është një zonë me gjallëri, në lëvizje, bazë që ofron informata të dobishme ku ju mund të interesoheni, të krahasoni dhe së fundi të bleni me besim të plotë.
Bayliner jep mbështetje të plotë, afat-gjatë, moderne tregëtarëve të tij, për t'ju ndihmuar pas blerjes tuaj, në organizimin e servizit të plotë dhe për të dhënë këshilla të dobishme mbi të të gjitha pyetjet lidhur me lundrimin.
Ju duhet të dini se blerja e një mjeti lundrimi është vetëm hapi i parë në jetën e pronarëve të anijeve, ky është një kontakt afat-gjatë informativ që vijon dhe që funksionon në mënyrë të përkryer.
Tregtarët Bayliner janë në dispozicion, në shërbim të klientit, 24 orë në ditë, gjatë fundjavave dhe festave. Për çdo problem mund t’i vizitoni, patjetër do të gjejnë një zgjidhje, do t’ju ndihmojnë në transportimin e mjetit të lundrimit si edhe në sigurimin e mjetit zëvendësues.
Në mënyrë që ju t’i kushtoni vëmendje vetëm kënaqësisë së lundrimit tregëtarët mund t’ju shërbejnë edhe me këshilla financimi, investimi dhe sigurimi, me qëllim që t’ju shmangin kokëçarjet për to. Në sajë të formimit të tyre, kanë njohuritë më moderne të teknologjisë, elektronikës dhe peshkimit, dhe zotërojnë rregullat aktuale, ligjet ekzistuese në fushën e lundrimit. Tregtarët Bayliner mud t’ju furnizojnë me qindra këshilla praktike edhe lidhur me përdorimin e mjetit lundrues.
Pra ruani numrin e dealerit tuaj që kudo dhe në çdo kohë ta keni në gatishmë, nëse keni nevojë për diçka.
