Bayliner Charter

Fillon sezonin e tij të katërt shërbimi popullor Charter i Bayliner në Adriatik. Ekipi kroat BayCharter është krenar që është pjesë e firmës Bayliner, me një sfond profesional amerikan. Kurseni kohë dhe të holla duke prenotuar thjesht me disa klikime online skafin tuaj Bayliner dhe duke paguar llogarinë në një faqe web të sigurt, nëpërmjet kartës së kreditit. Ju presim me çmime ditore çuditërisht të ulëta dhe shumë oferta (abone javore, para-prenotim etj, online). Për informacione të mëtejshme shiko faqen  www.baylinercharter.com.

Qëndra e motoskafëve me qira Bayliner - Biograd

Kush do të shkojë në vende të bukura, zgjedh arkipelagun dalmat. Një parajsë tokësore e vërtetë për ata që duan të lahen në ujë kristal të kthjellët. Biograd dhe rrethinat, për shkak të shumë ishujve të afërt dhe të tërheqjeve, përbën një bazë të përkryer për një shëtitje të këndshme në det me motoskaf gjatë pushimeve. Për këtë arsye Bayliner Charter vendosi qëndrën e saj në zemër të Dalmacisë, në Biograd, qyteti karakteristik, me atmosferë mikpritëse. Baza e Charterit është e vendosur në qëndër, ku jeta është gjithmonë aktive, ka shumë mundësi akomodimi, restorante, bare, kafene dhe klube. Portin gjendet në afërsi të menjëhershme të hoteleve dhe banesave. Për kohën e abonesë, sigurojmë mundësi parkimi komod dhe të sigurt, falas, pak metra nga motoskafi. Pas sportit (velë, not, ski uji,), na pret një banjo freskuese ose dush në port për të mundur të kalojmë një darkë të mirë më pas. Në Biograd kemi gjithashtu një numër programesh familjare, mund të vizitoni tre parqet kombëtare (Kornati, Paklenica, ujvarat Krka), ose dy parqet natyrore (Telašćica, Liqeni Vrana) ose mund të zgjidhni nga ofertat e shumta turistike, sportive, të kohës së lirë në Biograd. Këto janë vetëm disa nga arsye për të cilat ja vlen të vizitoni patjetër Biograd dhe rrethinat e tij.

Biograd Na Moru, shqip do të thotë "qyteti i bardhë pranë detit." Biograd është një nga qytetet më të bukura të rivierës së Zadarit, i përmendur edhe si Mekë për detarët, dhe ndodhet përballë arkipelagut magjepsës të Kornatit. Pranë tij gjenden shumë plazhe me rërë të ndërtuar shumë mirë. Këto brigje janë të mbrojtur mirë nga era, sepse ishulli Pasman, që gjendet përballë, kap erërat e stuhishme nga deti. Një plazh i tillë është plazhi Soline në kufirin jugor të Biogradit. Këtu, në rrëzë të pishave të mëdha e të bukura, shtrihet një plazh rëre i ndërtuar dhe i gjatë. Sipas legjendës, ishujt e Kornatit, perënditë i krijuan duke u frymëzuar nga bukuria e detit - dhe kjo vlen padyshim edhe për Biogradin. Nuk është rastësi që ky qytetth, që ruan një numër të konsiderueshëm monumentesh me vlerë, ka qenë për shekuj me radhë qyteti ku kurorëzonin mbretët kroatë.

Flota BayCharter

Ja vlen të marrësh një motoskaf me qira në bregdetin e Adriatikut edhe vetëm për një ditë, me ose pa kapiten. Zbuloni botën e bukur dhe relaksuese, netët e heshtura të ishujve. Segmenti më popullor i lundrimit argëtues paraqitet në këtë flotë. Ne kemi kombinuar motoskafë të tillë në flotë, që përbëjnë një zgjedhje të shkëlqyer edhe për fillestarët falë manovrimit me lehtësi dhe sigurisë së tyre. Le të marrim modelin 175 GT me ulje në bash, një nga motoskafët më të njohur në botë. Zgjedhje e shkëlqyer për fillestarët për shkak të lehtësisë në manovrim. Përveç konsumit të pakët është gjithashtu edhe motoskafi më i shpejtë i kategorisë. Ideal për entuziastët e sporteve të ujit. Discovery 192 me kabinë është model i kërkuar për masat e tij perfekte. Mjaft i vogël për t’u futur në zona të ngushta, por i mjaft i gjerë për sa i përket kushteve të akomodimit. Mban 6 persona në bord në mënyrë komode, duke u bërë kështu ideal për familjet dhe për grupet. Në sajë të kabinës së gjerë mund të gëzojmë pushimet për disa ditë me radhë. Perfekt për ekskursione. Mund të provojmë edhe Bayliner 195. Hapsira të mëdha, shumë vende për t’u ulur, kështu që është i përkryer për një familje me shumë pjesëtarë apo një grup shokësh. Jaht argëtimi i vërtetë, ideal edhe për sportet e ujit. Me hapësirat e mëdha dhe performancën e lartë, do t’i bëjë sigurisht të paharrueshme pushimet tuaja.

Të gjitha modelet e flotës BayCharter janë të përshtatshëm për të mund të gëzuar një pushim të gjatë të lumtur me familjen dhe miqtë. Përmbushin nevoja të ndryshme, ku cilësia dhe siguria janë pajisjet themelore. Ekspertët tanë janë në dispozicion për t’ju ndihmuar qoftë në zgjedhje, qoftë me këshilla.

Për më shumë informacion:
www.baylinercharter.com