Çdo njeri ka shijen e vet. Kjo duket edhe në marrëdhëniet e tij me mjetet e lundrimit. Secilit i pëlqen një tjetër varkë, çdokush ka shije më vete. Por një gjë që nuk varet nga bota e shijeve dhe e stileve dhe që është e rëndësishme për të gjithë, është : cilësia.
Bayliner varkat e saj i ka projektuar për lundrimin në kohën e lirë, inxhinierët krenohen me të drejtë që varkat e tyra janë më populloret në botë; ky sukses është arritur më tepër në sajë të cilësisë së shkëlqyer dhe dedikimit të prodhuesit ndaj blerësve.
Në vitin 2009, National Marine Manufacturers Association (NMMA), në konkursin e famshëm të kënaqësisë së blerësve (Customer Satisfaction Index - CSI) shpërndau tre çmime për skafet Bayliner në kategoritë „deckboats”, „sterndrive bowrider boats”, „sterndrive cuddy” dhe „express boats”.
Fitimi i çmimit NMMA është sfidë e madhe për çdo ndërmarrje. Deri më atë kohë 60.000 blerës nga gjthë bota kishin marrë pjesë në studimin e vitit 2009 të CSI Awards. Bayliner tre çmimet e saj i fitoi në sajë të kënaqësisë me 90% të blerësve të saj, dhe në veçanti, të atyre që kishin blerë varkë të re Bayliner në periudhën ga 1 prill 2008 deri në 31 mars 2009.
„Pjesëmarrësit në konkursin Marine Industry CSI Award e vitit 2009 janë kampionët e zhvillimit të këtij sektori industrial, që ndihmojnë për ta kthyer lundrimin me motor në një eksperiencë vërtetë të këndshme.” – deklaroi presidenti i NMMA, Thom Dammrich.
Skafet Bayliner arrijnë prej vitesh rezultate të larta në konkurset e ndryshme të CSI sidomos në kategoritë „sterndrive bowrider”, „deckboat awards” dhe „fiberglass outboard”.
„Cmimet prestigjoze të këtyre konkurseve pasqyrojnë jo vetëm cilësinë e shkëlqyer të produkteve tona, por edhe dëshmojnë punën dhe dedikimin e ekipit tonë të shitjeve ndaj klientit. Më të lumtur se kaq nuk mund të jemi, suskesi ynë është rezultati i punës së ekipit Bayliner, rezultat i cili është një reklamë e mirë edhe për vetë markën.” – tha Jeff Behan, prezidenti i Bayliner.
Revista Boating Industry vitin e kaluar publikoi 100 tregëtarët më të njohur, ndër të cilët 18 ishin tregëtarë të Bayliner.
„E kemi për nder të madh që jemi ndërmjet 100 tregëtarëve më të njohur.”- deklaroi Jeff Behan, prezidenti i Bayliner. „Dealerat tanë pasqyrojnë ndërmarrjen, markën Bayliner, është një reklam për klientët dhe për komunitetet lokale, përbën një mrekulli të marrësh çmim për funksionimin e brendshëm të shkëlqyer. Eshtë e vërtetë që çmimi është rezultati i punës së vështirë të shumë viteve. Respektin tim më të sinqertë për sprovat, për njohuritë e thella në serviz dhe cilësinë që ofrojnë. Ju pëgëzojmë me gjithë zemër dhe e vlerësojmë shumë punën e secilit prej jush. ”
100 tregëtarët e parë u zgjodhën mes 3.000 kandidatëve. Natyrisht që tregëtarët Bayliner nuk do të kishin kaq sukses në punën e tyre nëse produkti që shesin nuk do të ishte po ashtu i cilësisë së lartë, gati i përkryer.
Varkat Bayliner në listën personale të preferencave të secilit prej nesh, do të zinin vend podiumi. Kjo mund të shpjegohet me faktin se varkat nuk janë vetëm të bukura, por janë edhe të mira, dhe mjetet e bukura –çuditërisht – u pëlqejnë të gjithëve.
