Është e pamohueshme se Brunswick është udhëheqëse në prodhimin e mjeteve lundruese, palestrave, bilardove dhe bowling, dhe se strategjia e saj në këta sektorë të industrisë është paraprirëse dhe e menduar mirë. Nuk ka asnjë kompani tjetër me një gamë kaq të gjerë në industrinë detare. Nuk ka asnjë kompani tjetër kaq dominante në prodhimin e pajisjeve me cilësi të lartë për palestra. Nuk ka asnjë kompani tjetër me njohuri kaq të thella dhe me të tillë angazhim në sektorin e bowling dhe bilardos.
Brunswick, në shërbimin lidhur me aktivitetet e kohës së lirë, mban në funksionim dhe menaxhon markat më të njohura në botë.
Kredoja e kompanisë:
"Vetëm atëherë mund të jemi të kënaqur, kur për brezat që vijnë do të arrijmë të riformulojmë eksperincën që jep lundrimi, sporti apo wellnessi. Në sajë të specializimit profesional dhe përkushtimit entuziast ndaj inovacionit, u ofrojmë produktet dhe shërbimet më të preferuara atyre që dëshirojnë të argëtohen ose të mbajnë formën e mirë fizike në mbarë botën. Qëllimi ynë është të ndihmojë njerëzit të jetojnë mirë jetën e tyre.
- Kompania jonë është e pranishme në të gjithë botën dhe markat tona janë më të njohurat dhe më të fortat në sektorin e tyre të tregut.
- Jemi të palodhshëm dhe të vendosur në përpjekjet tona për inovacion duke mbajtur parasysh gjithmonë nevojat e konsumatorëve edhe në perspektivën e të ardhmes.
- Përvojën tonë profesionale të fituar me punën e pakursyer gjatë shumë viteve, e kombinojmë me entuziazmin për punën që bëjmë.
- Kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së klientëve tanë, dhe ky është qëllimi ynë kryesor."
Siç dëshmon edhe strategjia e biznesit të kompanisë, kompania është ndryshe sot nga se ishte 160 vjet më parë, 25 vjet më parë, dhe madje edhe më ndryshe nga ç’ishte 5 pesë vjet më parë. Ka plane ambicioze edhe për të ardhmen. Pavarësisht nga zhvillimi që ka, mund të nxjerrim dy konkluzione bazë për kompaninë:
- është tradicionale në të gjithë sektorët e industrisë
- është në gjendje të krijojë gjëra të reja dhe të krijojë vlera.
Legjenda është e lidhur me emrin e John Brunswick, i cili në moshën 14 vjeç u zhvendos nga Zvicra në Amerikë, themeloi një ndërmarrje të prodhimit të mobiljeve (Cincinnati Carriage Making Company) në qytetin Cincinnati të shtetit Ohio, dhe hapi një dyqan.
Lista e produkteve filloi të rritet ngadalë me prodhimin e mobiljeve, tavolinave, karrigeve, etj. Tavolina e parë e bilardos u prodhua në 1845, për një kasap të suksesshëm të Cincinnatit. Së shpejti lajmi u përhap gojë më gojë, gjë që solli gjithnjë e më shumë porosi. Brunswick mburrej duke thënë: "Nëse ka dru, ne jemi në gjendje ta përpunojmë, dhe këtë dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër." Këtë histori të ndërmarrjes njeh kompania Brunswick.
