Përse Bayliner është firma më e susksshme e mjeteve lundruese në Amerikë ? Çfarë bëjnë më mirë se gjithë të tjerët ?
Egzistojnë shumë firma prodhimi mjetesh lundruese, por megjithatë Bayliner është më e njohura. Është pjesëtare e grupit Brunswick, i njohur për skafet e tija të famshme të kohës së lirë. Kompania Brunswick është një prej kompanive më të vjetra amerikane e cila qe në gjendje të ruante stabilitetin dhe madhësinë e saj edhe në situatat më të vështira ekonomike. Për shumë vite, lindën dhe u shkatërruan shumë fabrika anijesh, duke braktisur konsumatorët me problemet e rastit, apo me çështjet e zbatimit të garancisë. Bayliner zgjodhi një tjetër rrugë, duke mos braktisur kurrë klientët, ajo funksionon prej 45 vjetësh; suksesi i biznesit është i pathyeshëm, dhe mbetet markë financiarisht e shëndoshë dhe kryesore në industrinë detare. Me futjen në grupin Brunswick u dha edhe më shumë përfitime konsumatorëve të saj, sepse kështu pronarët e skafeve mund të marrin pajisjet më të mira të mundshme të kohës së lirë në mënyrë më të lehtë.
Skafet Bayliner janë të cilësisë së lartë, lehtësisht të arritshmëm dhe të përballueshëm financiarisht. Me to bëhet e këndshme ndenja së bashku me familjen, ose me shoqërinë. Të gjitha varkat Bayliner janë ndërtuar me motor Mercury duke e bërë lundrimin më komod dhe më ekonomik.
Motorat Bayliner me drejtim të kompjuterizuar (CAD - Computer-aided design) punojnë së bashku me një sistem të modeluar në 3-D, ndërkohë që juve u mjafton të shtypni vetëm një buton në panelin e kontrollit. Këto pajisje teknike dhe projektimi i menduar mirë, dizajni i saktë, janë ato që e bëjnë pak më ndryshe një skaf Bayliner. Me blerjen e tij mund të jemi të sigurtë se kemi një varkë të cilësisë së lartë. Një ekip testimi dhe një ekip shumë i aftë projektimi, punon mbi çdo model në mënyrë që ju të merrni produktin më të mirë.
Bayliner, për të gjitha këto arsye është markë e suksesshme dhe e veçantë njëkohësisht.
