Kategria më popullore e të gjithë gamës. Sedile të shumta, hapsira magazinimi të bollshme. Ju duhet vetëm të vendosni se çfarë dëshironi të bëni, të shkoni për peshk, ose të bëni ski ujor, apo më mirë të bëni një ekskursion me familjen?
Mjet lundrimi për argëtim pa kompromise, me hapsirë të brendshme gjigante, me motor të fuqishëm dhe kabinë komandimi të thellë. Ju e keni në dorë… doni të peshkoni, të bëni ski ujor apo vetëm të shëtisni gjatë fundjavës ? I rekomanduar sidomos për familjet me fëmijë të vegjël.
I pajisur me dhomë por akoma në kategorinë e mjeteve të lundrimit të transportueshme me makinë personale. Jep mundësinë e fjetjes për 2 persona, por është edhe shoqërues në prokurimin e eksperiencave gjatë ditës. Për eksploruesit e natyrës, peshkatarët, një shok i pandarë...
Apartament pranë ujit….jo, apartament mbi ujë! Mund të kaloni kohën tuaj të lirë në komfortin e zakonshëm të shtëpisë. Jahtet e kësaj kategorie karakerizohen nga guzhina e kompletuar dhe banja e ndarë, si edhe sipërfaqet gjigante për fjetje.
