Bayliner

Pse duhet të blej Bayliner?

„Navigare necesse est, vivere non est necesse!”„Të lundrosh është e nevojshme, të jetosh jo.”
Kjo thënie e vjetër romake, edhe pse pak ndryshe, por është ende e vlefshme për njerëzit sot, sepse lundrimi është bërë gjithnjë e më popullor edhe në vendin tonë. Ka shumë mundësi për të kaluar kohën e lirë, por pa diskutim hobbi më i veçantë dhe më interesant është ende lundrimi. Ndjenjën e lirisë asnjë mjet tjetër nuk ta japë në mënyrë të përkryer sa jahti, mbreti i anijeve.

Nuk e merrni me mënd se sa shumë vende të panjohura kanë lumenjtë, dhe bukuria, intimiteti i tyre meritojnë publicitet. Pse të mos i zbuloni ju këto bukuri ?

Për të mos përmendur lundrimin në det, që ngelet gjithmonë një sfidë, dhe eksperiencë e  rinovueshme pa fund. Kush e provon një herë, është e garantuar, bie në dashuri.

Vetëm një pyetje mbetet:. "Çfarë skafi duhet të blej? " . Pra, vetëm Bayliner sepse këto mjete lundrimi janë projektuar veçanërisht për lundrimin në kohën e lirë. Jahte, të cilat janë të këndshmëm për lundrim, për të ftuar miqtë dhe natyrisht, nuk është problem nëse na identifikojnë ndopak me ta ....

Bayliner janë skafe shumë elegantë, bien shumë në sy, kjo është një nga vlerat e tyre qëndrore,  prodhuesit marin vesh nga projektimi. Blerësit përveç vendimit emocional, konsiderojnë të rëndësishëm stilin, dinamikën dhe cilësinë. Bayliner të jep përvojën më të mirë të manovrimit, përdor një të tillë teknologji të lartë, që me të vërtetë është e dobishme për drejtuesin. Falë shumëllojshmërisë në pamjen e jashtme dhe të brendshme, secili mund të shprehë stilin e vet.

Nëse tre pyetjeve të mëposhtme u përgjigjeni me „po”, ju keni nevojë për Bayliner!

1.    Ju pëlqen të tërhiqni vëmendjen ?
Anijet Bayliner e tërheqin vëmendjen si magneti. Kudo që do të lundroni, nuk do të kaloni pa rënë në sy.

2.    Është e rëndësishme për ju cilësia?
Varkat Bayliner marrin çmime prestigjoze prej vitesh, falë kënaqësisë së blerësve, cilësisë së shkëlqyer dhe punës së dedikuar të ekipit të shitjeve. Këto shpërblime të larta janë rezultat i sistemit modern TQM të kompanisë, për sigurimin e cilësisë.

3.    Është e vlefshme për ju koha juaj ?
Varkat Bayliner janë projektuar në mënyrë që të manovrohen lehtë dhe për këtë arsye të jenë skafet më popullorë të kohës së lirë. Grupi i kualifikuar i tregëtarëve është në dispozicion të pronarit të skafit edhe pas blerjes, për çdo lloj problemi, në mënyrë që ju të merreni vetëm me eksperiencën e këndshme të lundrimit.

Qëllimi i Bayliner është që të interesuarit, pronarët e varkave, si edhe pronarët e ardhshëm të tyre të kenë akses të plotë në informacionet e nevojshme, dokumetet profesionale, dhe kurioziteteve para blerjes, në mënyrë që të mund të zgjedhin një skaf në përputhje me cilësinë e jetës së tyrë.
Qëllimi ynë është që pronarët e varkave të mendojnë vërtetë : „Të lundrosh është e nevojshme.”, „ Duhet lundruar.” por vetëm me Bayliner!